Është shënuar viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri. Bëhet fjalë për një grua 73 vjeçare, e cila ishte rasti i parë i prekur nga ky virus në qytetin e Durrësit – e konfirmuar paraditen e djeshme, ka ndërruar jetë sot.
Shëndeti i gruas u përkeqësua menjëherë dhe u konstatua se ajo nuk e përballon dot udhëtimin për në Tiranë.
73 vjeçarja ishte kthyer dhjetë ditë më parë nga Italia dhe ishte paraqitur në spital dhe nuk u ka treguar mjekëve se kishte ardhur nga Italia. Ajo fillimisht është trajtuar për pneumoni dhe është zbuluar se kishte koronavirus pas bërjes së testit.
Para se të paraqitej në spital, gruaja ka qenë në një ceremoni mortore ku ka takuar edhe persona të tjerë.
Gjatë kësaj periudhe, gruaja dyshohet se ka infektuar edhe persona të tjerë, përfshi edhe stafin e spitalit të Durrësit./Motilokal.com
