Rriten të ardhurat nga taksat mjedisore

Rriten të ardhurat nga taksat mjedisore

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Taksave Mjedisore, për vitet 2022-2023.

Sipas ASK-së në vitin 2023 të ardhurat nga taksat mjedisore arritën në vlerën 340.337.288, krahasuar me vitin 2022 që kanë qenë 314.122.931. Pra shihet një rritje prej 8% në vitin 2023.

Paraqitja grafike e taksave mjedisore, Euro

Sipas fig.1 vërejmë se në vitin 2023, të ardhurat nga  taksat mjedisore, krahasuar me  vitin 2022 kanë pasur rritje në të gjitha kategoritë e taksave.

Ndërsa sipas strukturës së të ardhurave nga gjithsej taksat mjedisore për vitin 2023, taksat e energjisë zënë pjesën më të madhe të të ardhurave me 298.557.860 milion euro, ose  87 %, pasuar nga taksat e transportit me 40.479.562 milion euro, ose 12 %, taksat e ndotjes me 1.299.866, ose 0.4 % (tab 2).

Struktura e të ardhurat nga taksat mjedisore sipas llojeve, në %

Paraqitja grafike e taksave mjedisore sipas llojeve, %

Pjesëmarrja e taksave mjedisore në PBB në %

Në vitet 2022-2023, të ardhurat nga taksat e energjisë përbejnë  pjesën më të madhe të të ardhurave (2022 86.6%, 2023, 87.7% ) (tab 2).

Pjesëmarrja e taksave mjedisore në gjithsej PBB, në %

/Motilokal.com