Temperaturat në verë shpesh i kalojnë 35 gradë Celsius, por shumë mjekë paralajmërojnë se nuk është e shëndetshme që temperatura në dhomë të jetë dukshëm më e ulët se jashtë.
Gjegjësisht, ekspertët paralajmërojnë se nuk rekomandohet të flini me kondicioner të ndezur në dhomën e gjumit, por është e rëndësishme të freskoni dhomat para se të shkoni në shtrat.
Kjo do të thotë, mund të përdorni kondicionerin që ndodhet në një dhomë tjetër, ose të ftohni dhomën e gjumit nëse ka një kondicioner në të dhe më pas ta fikni.
Gjumi nën ajër të kondicionuar mund të çojë në probleme të shumta shëndetësore si ngurtësim në kocka dhe muskuj ose sëmundje të frymëmarrjes. Foshnjat dhe të sëmurët kronikë janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj klimës.
Ajo që shumë harrojnë është pastrimi i rregullt i ajrit të kondicionuar. Nëse kondicioneri nuk pastrohet, mund të shkaktojë probleme të tilla si astma te grupet e ndjeshme si astmatikët dhe fëmijët, si dhe mund të ndikojë negativisht tek njerëzit e shëndetshëm.
/Motilokal.com
