Moti të shtunën në Bazel do të mbajë i ndryshueshëm me diell dhe vranësira, në mbrëmje priten reshje të mëdha shiu. Temperaturat për ditën e shtunë do të luhatën nga 20 deri në 29 °C. E diela do të jetë me vranësira e reshje lokale shiu. Termometri pritet të shënon temperatura prej 18 deri në 20 °C.
Parashikimi i motit për ditën e shtunë në Cyrih do të jetë pjesërisht me vranësira e reshje shiu kryesisht në mbrëmje. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 20 deri në 29 °C. Dita e diel parashihet të mbajë me reshje të dendura shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 18 deri në 19 °C.
Të shtunën në Gjenevë moti do të jetë mot reshje të mëdha shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 21 deri në 25 °C. Moti të dielën parashihet kryesisht me vranësira e reshje të dendura shiu. Temperaturat do të sillen nga 18 deri në 22 °C.
Në Lozanë të shtunën do të mbajë mot me vranësira dhe reshje lokale shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës do të luhatën nga 21 deri në 24 °C. Të dielën pritet mot me vranësira e reshje të mëdha shiu dhe erëra. Temperaturat do të sillen nga 19 deri në 21 °C.
Ndërsa në Lugano të shtunën do të mbajë me vranësira e reshje të dendura shiu. Termometri pritet të shënojë temperatura prej 24 deri në 26 °C. Parashikimi i motit për të dielën do të jetë me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të luhaten nga 20 deri në 24 °C.
/Motilokal.com
