Radiologia Arminda Avdulaj, përmes një shkrimi në Facebook ka treguar se nëse një person ka patur kontakt me një të infektuar me koronavirus.
Në rastet e konfirmuara kryhet një gjurmim i kontakteve të ngushta me anë të një vigjilence aktive (duhet të jenë të lokalizueshëm në çdo moment).
Gjithashtu, rekomandohet kufizimi i aktivitetit social.
Në këto raste këshillohet ekstremizimi i masave të higjienës dhe monitorimi i zhvillimit të simptomave të reja.
Po nëse jam një kontakt rastësor?
Pavarësisht se nuk realizohet gjurmim aktiv i kontakteve rastësore, në rast se identifikohet një i tillë, këshillohet të monitorojë simptomat respiratore duke vazhduar rutinën normale.
Çfarë duhet të bëj nëse duhet të qëndroj i izoluar?
Pas zbulimit të një rasti pozitiv për infeksionin me SARS-CoV-2, jo gjithmonë është i nevojshëm shtrimi në spital. Pacientët me simptoma të lehta, të cilët kanë gjendje stabël dhe nuk paraqesin ndërlikime, mund të karantinohen në shtëpi. Në të tilla raste, shtëpia duhet të jetë e mirë ventiluar, të shmangen vizitat, të përdoret një tualet individual dhe rrobat të lahen me 60-90 gradë./Motilokal.com
