Shqipëria pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti të premten parashikohet të jetë me kthjellime dhe në mesditë zhvillim të vranësirave. Përgjatë relieveve malore në mesditë dhe pasdite vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Të shtunën, moti do të jetë i nxehtë, me kthjellime dhe vranësira, pasdite mundësi për rrebeshe shiu.
E diela pritet të jetë me mot të nxehtë, kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare.

/Motilokal.com
