Moti sot dhe ditët në vijmë në Maqedoninë e Veriut

Moti sot dhe ditët në vijmë në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë Veriore vazhdon vala e të nxehtit afrikan. Moti për ditë e sotme do të jetë i kthjellët, ku temperaturat parashihet të lëvizin prej 20 deri në 30 °C. Era do të fryjë 3 m/s në drejtim të veriut.

Ndërsa, nga dita e martë pritet të ketë rritje ekstreme të temperaturave, të cilat do të sillen nga 20 deri në 34 °C. Ngjashëm pritet të jetë edhe dita e mërkurë, ku temperaturat do të arrijnë deri në 34 °C.

Sipas ekspertëve shëndetësorë kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 9 deri në 17 mundësisht të jetë sa më i kufizuar. /Motilokal.com/