Përmbyten disa rrugë në qytetin e Lezhës, krijohet vështirësi në qarkullim

Përmbyten disa rrugë në qytetin e Lezhës, krijohet vështirësi në qarkullim

Prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të enjte Lezha është përfshirë nga reshje të dendura të shiut, të cilat kanë krijuar probleme kryesisht në qytet.

Vërshimi i ujërave përmbyti disa rrugë dhe bllokun e banimit ‘11 janari’ në lagjen Besëlidhja.

Niveli i ujit arriti në disa cm duke bllokuar hyrjet e pallateve e për rrjedhoje lëvizjen e qytetareve dhe automjeteve.

/Motilokal.com