Një stuhi e fortë shiu të rrëmbyeshëm me breshër ka goditur ditën e mërkurë Rajonin e Dragashit, që si pasojë e bllokimit të urave dhe daljes së lumenjve nga shtrati, janë shkaktuar vërshime të mëdha të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, si në rrugë publike, shtëpi, ura, shtylla elektrike, biznese, kultura bujqësore, objekte blegtorale dhe dëme të tjera në rrjetin e kanalizimit dhe ujësjellësit, si dhe në mjete motorike, pajisje të ndryshme teknike etj.
Sipas informacioneve të Komunës së Dragashit më të dëmtuara janë fshatrat Kuk, Bresanë, Kosavë, Pllajnik, Zaplluxhe, Blaç dhe Kuklibeg.
“Edhe pse dëmet janë shumë të mëdha, falë Zotit deri më tani nuk kemi asnjë viktimë në njerëz apo ndonjë person të lënduar”, thuhet në njoftim.
/Motilokal.com
