Në çfarë temperature duhet të vendosni kondicionerin gjatë muajve të verës?

Në çfarë temperature duhet të vendosni kondicionerin gjatë muajve të verës?

Është shumë e rëndësishme të dini se në cilën temperaturë duhet ta vendosni kondicionerin gjatë muajve të verës, sepse në të kundërtën mund të rrezikoni shëndetin tuaj.

Sipas ekspertëve, ndryshimi midis temperaturës së jashtme dhe të brendshme nuk duhet të kalojë shtatë gradë Celsius në asnjë rrethanë.

Nëse diferenca e temperaturës është shumë e madhe, mund të shfaqen dhimbje koke, probleme kardiovaskulare, ftohje, probleme me frymëmarrjen, infeksione, alergji, lëkurë të thatë etj.

Ata rekomandojnë që gjatë verës kondicioneri të rregullohet në një temperaturë ndërmjet 24 dhe 27 gradë Celsius. Përveç kësaj, mbani në mend se është e rëndësishme që rregullisht të pastroni dhe servisoni kondicionerin.

Nëse nuk e praktikoni këtë, jeni në rrezik të shumë sëmundjeve, duke përfshirë sëmundjen e Legjionarëve. Është një pneumoni atipike e shkaktuar nga bakteri legionella pneumophila.

/Motilokal.com