Në Shqipëri të enjten do të mbajë mot me vranësira dhe kthjellime. Parashihen reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar kryesisht në pjesën e parë të ditës. Në orët e pasdites reshjet e shiut do të ndërpriten në të gjithë vendin.
Termometri pritet të shënojë temperatura prej 23 deri në 26 °C.
Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.
/Motilokal.com
