Kodrat e Vainit në Karbunarë përfshihen nga zjarri, digjen plantacione me ullinj

Kodrat e Vainit në Karbunarë përfshihen nga zjarri, digjen plantacione me ullinj

Një zjarr i madh ka rënë në orët e para të ditës në kodrat e Vainit në Karbunarë të Lushnjës.

Zjarri ka përfshirë kodrat me ullinj, dru frutorë dhe shkurre. Në vendngjarje kanë shkuar dy zjarrfikëset e bashkisë Lushnjë dhe efektivët e policisë.

Megjithë ndërhyrjen e banorëve të zonës efektivëve të sektorit zjarrfikës dhe të policisë nga flakët e zjarrit janë djegur rreth 5 hektarë ullinj dhe shkurre.

Ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse ka qenë e pamundur për mungesë të rrugëve dhe terrenit të thyer kodrinor.

Me mjete rrethanore dhe pompat e shpinës është bërë e mundur izolimi i flakëve për të mos rrezikuar banesat.

/Motilokal.com