Rrymat ajrore të paqëndrueshme atlantike po ndikojnë pellgun e Mesdheut ku presim rënie të temperaturave dhe reshje shiu.
Në Shqipëri të martën do të mbajë mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura në orët e nxehta të ditës, pra nga pasditja priten rrebeshe shiu në formën e stuhive të shoqëruara me breshër, bubullima dhe rrufe.
Termometri pritet të shënojë temperatura prej 27 deri në 30 °C.
Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.
/Motilokal.com
