Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme, më 10 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për dy raste të dyshimta në Koronavirus COVID-19.
Sipas IKSHPK-së pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2.
“Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS CoV-2 metodën rRT-PCR të dy pacientëve. Testet kanë rezultuar negative për SARS-CoV-2, domethënë të dy pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2”, thuhet në komunikatën e IKSHPK-së./Motilokal.com
