Çfarë pritet të ndodhë me kushtet e motit në Shqipëri?

Çfarë pritet të ndodhë me kushtet e motit në Shqipëri?

Gjatë javës, Shqipëria pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Kjo falë tërheqjes graduale të anticiklonit afrikan dhe qarkullimit të një qendre me presion atmosferik të ulët si dhe masave ajrore më të freskëta e relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Të hënën moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira, gjatë orëve të pasdites priten rrebeshe shiu në formën e shtrëngatave të shoqëruara me bubullima, rrufe dhe breshër.

E marta parashikohet me mot të vranët e riga lokale shiu, ndërsa nga mesdita me diell, pasdite mundësi për rrebeshe shiu dhe shtrëngata.

Moti do të jetë i nxehtë, me diell e vranësira përgjatë ditës së mërkurë, pasdite mundës për rrebeshe shiu në formën e shtrëngatave të shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

/Motilokal.com