Ja si parashikohet moti në Shqipëri këtë të enjte

Ja si parashikohet moti në Shqipëri këtë të enjte

Moti të enjten në Shqipëri do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe të nxehta. Moti i kthjellët pritet të mbizotërojë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore.

Termometri pritet të shënojë temperatura prej 28 deri në 36 °C.

Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com