Donkey Diesel, u zhduk në vitin 2019, dhe tani ai u pa në një tufë drerësh ku përshtatej në mënyrë të përsosur.
Diesel u pa nga gjahtari Max Fennell, i cili ndau videon e gomarit dhe drerëve në Instagramin e tij. Videoja është parë më shumë se 2.6 milion herë.
"Ky është ndoshta një nga udhëtimet më të çmendura të gjuetisë që kam pasur ndonjëherë. Kam hasur në një tufë drerësh që adoptuan një gomar. Nuk mund të ndalem së mrekulluari me pamjen dhe jam i habitur që gomari duket i lumtur dhe i shëndetshëm”, shkruan Fennel në postimin e tij.
Pronarët e Diesel, Terrie dhe Dave Drewry, deklaruan në një intervistë të fundit me CBS Sacramento se gomari në video është padyshim Diesel. Ai u zhduk teksa ecte me burrin e saj në vitin 2019. Gomari iku pasi dëgjoi diçka që e trembi. Pronarët e kanë kërkuar prej muajsh, por deri më tani nuk kanë mundur ta gjejnë.
"Ai e jeton jetën në maksimum", tha Terrie Drewry. Ai është i lumtur, është i shëndetshëm dhe ky është një lehtësim i madh për ne”.
Diesel arriti të mbijetonte pa njerëzit sepse u rrit si një gomar i egër. Çifti Drewry e adoptoi atë përmes një programi të Byrosë së Menaxhimit të Tokës që synonte të zvogëlonte numrin e kuajve dhe gomarëve që enden në tokat publike.
/Motilokal.com
