Zbulohet një specie e re gjarpërinjsh: Gjendet lehtë në natyrë dhe është shumë agresiv

Zbulohet një specie e re gjarpërinjsh: Gjendet lehtë në natyrë dhe është shumë agresiv

Shkencëtarët në Yunnan të Kinës kanë njoftuar se kanë gjetur një specie të re gjarpërinjsh helmues, nga familja e nepërkave.

Siç theksojnë ata në studimin e tyre të botuar në revistën ZooKeys, speciet e reja të gjarpërinjve kanë një ngjyrë kafe të errët-gri, por disa individë mund të jenë ngjyrë portokalli-kafe të errët dhe të kenë njolla trapezoidale në shpinë. Zakonisht lëviz ngadalë, por kur ndihet i kërcënuar, ky gjarpër e fryn trupin për t'u dukur më i madh dhe bëhet shumë agresiv.

Lloji i ri u emërua Ovophis jenkinsi për nder të herpetologut Robert "Hank" William Garfield Jenkins, i cili kishte një "pasion për gjarpërinjtë" dhe kërkonte në mënyrë aktive për specie të reja në Kinë.

Edhe pse sapo është zbuluar, ekipi thekson se nuk është e vështirë ta gjesh atë në natyrë në Yunnan.

Ata janë aktivë kryesisht në vjeshtë dhe preferojnë netët e ftohta, të lagështa dhe madje me shi, ndoshta për të shmangur gjarpërinjtë e tjerë, shkroi ekipi. Ata gjithashtu shtojnë se gjarpri ndoshta ushqehet me gjitarë të vegjël.

Tani ata po përballen me hulumtime shtesë që do të mbulojnë zakonet e tyre, pamjen dhe vendin ku mund të gjenden. Në hulumtim, ekipi theksoi se deri më tani nuk ka të dhëna se ky lloj gjarpri ka kafshuar një njeri.

/Motilokal.com