Disa këshilla se si të mbroni veten nga koronavirusi

Disa këshilla se si të mbroni veten nga koronavirusi

Virusi mund të përhapet kur një person i infektuar kollitet ose teshtin dhe larja e duarve është hapi i parë ndaj mbrojtjes.

Koronavirusi  është një sëmundje e re dhe shkencëtarët janë ende duke studiuar se si  mund të përhapet nga personi në person, por viruse të tilla të ngjashme kanë tendencë për t’u përhapur nëpërmjet kollës dhe teshtimës.

Kur një person i infektuar kollitet ose teshtin, ata nxjerrin pikat e pështymës ose mukozën. Këto pika mund të bien tek njerëzit dhe kalojnë tek ata prekin fytyrën duke shkaktuar në këtë mënyrë infeksionin.

Virusi mund të përhapet gjithashtu përmes pikave që bien në sipërfaqe siç janë vendet në autobusë, trenat ose tavolinat në shkollë. Sidoqoftë, nëse kjo është një rrugë kryesore e transmetimit varet se sa gjatë mbijetojnë viruset në sipërfaqe – dhe kjo gjë mund të ndryshojë nga orë në muaj.

Këshilla:

▪Lani shpesh duart me ujë dhe sapun ose pastrojini mirë ato duke i fërkuar me pastrues me bazë alkooli;

▪Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart;

▪Mënjanoni kontaktet e ngushta me këdo që ka temperaturë dhe kollë;

▪Konaktoi 127 nëse keni kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje dhe raportoni historinë e udhëtimeve nëse keni kryer kohët e fundit./Motilokal.com

Image may contain: text