Dy personat e parë të prekur nga koronavirusi tashmë janë karantinuar në ambientet e spitalit infektiv në Tiranë, por duket se kushtet lënë mjaft për të dëshiruar.
Të paktën pamjet dhe versioni që japin vetë të infektuarit, babë e bir, tregojnë për kushte të rënda higjieno- sanitare.
Babë e bir kanë telefonuar në redaksinë e Tv Ora dhe kanë treguar disa nga pamjet e dhomës ku po qëndrojnë të izoluar. Ata thonë se kushtet në dhomën e tyre janë skandaloze, teksa ambienti është tepër i ftohtë dhe ka mungesë të theksuar të shërbimit.
Babë e bir të infektuar nga koronavirusi tregojnë se pasi kanë marrë mjekimin e parë askush nuk është interesuar më për vazhdimin e mjekimit.
