Fotografitë spektakolare të superhënës apo ndryshe “Hëna e Krimbit” janë kapur duke ndriçuar qiellin e natës nga fotografë në të gjithë botën.
Hëna e plotë e marsit do të arrijë kulmin e plotë sonte në 5:48 pasdite GMT - por ajo u shfaq e plotë nga e diela e natës dhe do të jetë ende e dukshme deri të martën.
“Hëna e Krimbit” do të jetë e ndritshme dhe do të shfaqet rreth shtatë për qind më e madhe se një hënë e plotë normale.
Superhëna ndodh kur Hëna e plotë përafrohet pothuajse me pikën e orbitës që është më e afërta me Tokën./Motilokal.com







