Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme me 09 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK-së për pesë raste të dyshimta në COVID-19.
Sipas IKSHPK-së pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostra për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2.
“Me datë 09.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar pesë pacientë në virusin SARS-CoV-2 dhe kanë rezultuar negativ, domethënë pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2”, thuhet në njoftim.
Po ashtu IKSHPK njofton se nga data 01.02.2020 deri me 09.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 3.685 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 475 udhëtarë, Merdare 1.579, Vërmicë 1.142, Jarinje 289, Dheu i Bardhë 74, Hani i Elezit 70, Kullë 25, Qafë Morinë 21 dhe Bërnjak 7, Qafë Prush 2 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë./Motilokal.com
