Është regjistruar edhe viktima e parë shqiptare e prekur nga koronavirusi. Bëhet fjalë për një grua 56 vjeçare, e cila dyshohet se ka humbur jetën në Itali si pasojën e këtij virusi.
Lajmi i cili u publikua në disa media lokale në Durrës është konfirmuar edhe nga gazetari i Vizion Plus në këtë qytet pas kontaktit me familjarët e viktimës.
Sipas familjareve viktima kishte qëndruar për gati një muaj në Itali tek vajzat e saj.
Gruaja vuante nga diabeti dhe është infektuar me koronavirusi nëpërmjet dhëndrit të saj.
56 vjeçarja është sjell në Durrës dhe është varrosur pa ceremoni mortore./Motilokal.com
