Koronavirusi ka alarmuar shqiptarët, pas konfirmimit të dy rasteve të para të infektuar, mbrëmjen e kaluar.
Një masë e tillë është marrë edhe për të parandaluar hyrjen e qytetarëve apo familjarëve të të prekurve tek Infektivi, që mund të rrezikojnë shëndetin e tyre.
Në një postim kryetari i Bashkisë së Tiranë Erion Veliaj ka thënë se së bashku me Ogerta Manastirliu kemi kufizuar lëvizjen rreth Spitalit Infektiv.
“Me ta thonë troç: Ky nuk o momenti për vojerizmin tipik ballkanik "o lali ça ka aty pas kangjellave". Nëse nuk je pacient, rri te shpija jote e laji duart sa më shpesh dhe lër doktorët të bëjnë punën, të lutem!”, ka shkruar Veliaj./Motilokal.com


