Ahmeti kërkon të mbyllen shkollat dhe të ndalohen tubimet publike për parandalimin e koronavirusit

Ahmeti kërkon të mbyllen shkollat dhe të ndalohen tubimet publike për parandalimin e koronavirusit

Pas konfirmimit për dy raste të prekura me koronavirusin në Shqipëri, mundësia e përhapjes në Kosovë padyshim se është më e madhe.

Për këtë ka reaguar, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se tani është mundësia që të merren masa për përhapjen e këtij virusi.

“Edhe njëherë – marr parasysh përhapjen e virusit rreth nesh dhe zhvillimet në vendet e prekura, ne kemi mundësinë që këto masa t’i marrim tani”, ka deklaruar Ahmeti

Ai ka theksuar se ndalimi i tubimeve publike e deri te pushimet në shkolla duhet të konsiderohen shpejt. Pa panik, vetëm hapësirë më e madhe për parandalim./Motilokal.com