Dy vajza dyshohen me koronavirus në Klinikën Infektive të Kosovës

Dy vajza dyshohen me koronavirus në Klinikën Infektive të Kosovës

Tashmë janë konfirmuar dy raste të koronavirusit në Shqipëri dhe ka filluar shqetësimi i qytetarëve të Kosovës. Deri me tani Kosova dhe Shqipëria kanë qenë të pa prekura nga ky virus.

Sot në Klinikën Infektive në prishtinë janë pranuar dy vajza të ardhura nga Italia në vendin tonë, të cilat po trajtohen si raste të dyshuara me koronavirusin.

Lajmi e ka konfirmuar infektologu në Klinikën Infektive të QKUK-së, Valbon Krasniqi, i cili ka thënë se asnjë rast me koronavirusin nuk e kemi deri tani. Këto raste të dyshuara pothuajse kemi çdo ditë, por deri tani nuk ka asgjë. Për vajzat po presim rezultatet.

Siç njoftohet, vajzat janë të moshës 20 dhe 23-vjeçare.

Ndryshe, deri dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 57 mostra të dyshimta me virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative./Motilokal.com