Ditën e sotme është konfirmuar dhe rasti i një shqiptari në Itali, i cili ka rezultuar pozitiv në testet me koronavirus. Në një lidhje direkte me Italinë, gazetarja e Ora News, Alba Kepi u shpreh se ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se për momentin është i shtruar në spital. Gjithashtu gazetarja informon se kryeministri i vendit Giuseppe Conte firmosi një dekret të ri masash pasi ditën e djeshme janë konfirmuar rreth 1200 raste të reja me koronavirus.
Mësohet se i infektuari është një 43 vjeçar me origjinë nga Kuçova. Shqiptari është banues në Codogna të Italisë dhe ka qëndruar në spital.
Kujtojmë se në Itali deri më tani janë prekur rreth 6 mijë persona ndërsa numri i vdekjeve ka arritur në 366, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 113 vetë!. Këtë të dielë qeveria italiane ka vendosur vijën e kuqe për thuajse të gjithë veriun e Italisë, duke ‘bllokuar’ kësisoj rreth 16 milionë njerëz në karantinë./Motilokal.com
