Frika nga koronavirusi/ Italia fut në karantinë gati 16 milionë njerëz

Frika nga koronavirusi/ Italia fut në karantinë gati 16 milionë njerëz

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka urdhëruar bllokimin e rajonit verior të vendit të Lombardisë dhe 14 provincave në përpjekje për të ndaluar përhapjen e një koronavirusi të ri.

Sipas këtij vendimi gati 16 milionë njerëz nuk do të  mund të lëvizin deri me 3 prill, për shkak të emergjencës së koronavirusit në Lombardi dhe në disa krahina të Venetos, Emilia Romagna dhe Piemonte.  njerëz në zonat e reja të kuqe deri më 3 prill.

"Ne e kuptojmë se këto masa do të kërkojnë flijime, por kjo është lëvizja e vetë-përgjegjësisë", tha Conte në një konferencë shtypi të Shtunën.

Ata që janë në karantinë nuk do të jenë në gjendje të lëvizin në asnjë mënyrë. Provincat në fjalë, përveç gjithë Lombardisë, tha kryeministri, janë: Parma, Piacenza, Rimini, Reggio-Emilia, Modena, Pesaro dhe Urbino, Venecia, Padova, Treviso, Alessandria, Verbano- Cusio-OSSOLA, Novara, Vercelli dhe Asti. Në total, këto masa do të prekin mbi një të katërtën e popullsisë italiane. Baret dhe restorantet do të jenë të hapura vetëm nga 6 deri në 18, dhe do të duhet të ruajnë detyrimin e distancës prej një metër përndryshe aktiviteti do të pezullohet.

Një projekt-dekret i dytë me rregulla të reja të përmbajtjes për pjesën tjetër të vendit, rekomandon që qytetarët të shmangin udhëtimet jashtë vendlindjeve të tyre përveç nëse është absolutisht e nevojshme, dhe kufizon ngjarjet publike. Qeveria është e vendosur të aprovojë të dy dekretet në një mbledhje mbrëmjen e së shtunës./Motilokal.com