Zbulohet planeti ku mund të ketë jetë jashtëtokësore

Zbulohet planeti ku mund të ketë jetë jashtëtokësore

Shkencëtarët në Qendrën Harvard-Smithsonian për Astrofizikën kanë zbuluar një planet që "me shumë gjasa mund të gjejë jetë aliene", shkruan Independent.

Supertoka e quajtur LHS1140b është "ekzoplaneti më emocionues i gjetur" dhe njerëzimi "nuk mund të gjente një objektiv më të mirë" për të gjetur jetën aliene, thanë studiuesit.

Planeti është dhjetë herë më afër diellit të tij sesa Toka, por dielli i tij është një xhuxh i kuq dhe merr vetëm gjysmën e dritës që merr Toka dhe ai bie në qendër të zonës së banueshme.

Astronomët pretendojnë se supertoka është rreth 5 miliard vjet e vjetër. Diametri i tij është 1.4 herë më i madh se diametri i Tokës dhe ka një masë dhe dendësi shumë më të madhe se planeti ynë.

Shkencëtarët do të përdorin teleskopin Hubble për të hetuar nëse ka jetë në planetin e zbuluar.

/Motilokal.com