Reshje të dendura shiu - Del nga shtrati lumi Shkumbin, përmbytet Elbasani

Reshje të dendura shiu - Del nga shtrati lumi Shkumbin, përmbytet Elbasani

Reshjet e mëdha të shiut në Elbasan që kanë rënë nga dita e premte nuk e kanë ndërmend të ndalën.

Nga rritja e lumit Shkumbin rreth 25 shtëpi janë përmbytur nga prurjet e lumit, po ashtu edhe shtëpitë në afërsi të zonës së ish-kombinatit metalurgjik.

Situatë e njëjtë paraqitet edhe në hyrje të qytetit të Elbasanit, në lagjen “5 maj” ku rreth 15 banesa, janë nën ujë si pasojë e reshjeve të shiut, që ka më shumë se 12 orë që bie pa u ndalur.

Në disa zona siç është ajo në Bugjes, dhe Papër, shtrati i lumit Shkumbin ka dalë duke rrezikuar rreth 100 shtëpi.

Po ashtu nga reshjet e shumta rrezikojnë të dalë nga shtrati edhe të përroit të Gurrës në fshatin Shushicë, si dhe përroi i Kushes në Bradashesh./Motilokal.com