Qeveria miraton nismën për lidhjen e marrëveshjes për shërbime ajrore mes Kosovës dhe Arabisë Saudite

Qeveria miraton nismën për lidhjen e marrëveshjes për shërbime ajrore mes Kosovës dhe Arabisë Saudite

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Shërbime Ajrore në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Në një postim në Facebook ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu ka shkruar: “Nëpërmjet kësaj nisme, pasur parasysh faktin se zhvillimet në shërbimet ajrore janë thelbësore për zhvillimin ekonomik e kulturor të të dyja vendeve, do të kontribuojmë në rritje të fluksit të vizitorëve dhe realizimin e fluturimeve direket nga të dyja anët, e po ashtu në ofrimin e rritjes së shërbimeve më cilësore dhe të sigurta.”

/Motilokal.com