Koronavirusi/ 34 persona në izolim shtëpiak, dy të infektuarit në gjendje stabile në Maqedoninë e Veriut

Koronavirusi/ 34 persona në izolim shtëpiak, dy të infektuarit në gjendje stabile në Maqedoninë e Veriut

Në një prononcim për media ministri i Maqedonisë Veriore, Venko Filipçe ka thënë se rreth 34 persona janë në izolim shtëpiak dhe janë nën kontrollë.

Bëhet fjalë për personat të cilat kanë udhëtuar nga Italia, me dy personat nga Dibra për të cilët dje u raportua se janë pozitiv në koronavirus, janë nga Shkupi, Tetova, Dibra, Velesi dhe Ohri.

Filipçe tha se personat do të jenë në izolim edhe katër ditë, nëse e kalojnë këtë fazë nuk do të testohen fare.

Ministri i Shëndetësisë thotë se ka kapacitete të mjaftueshme për izolimin apo vendosjen në karantinë të pacientëve të tjerë, në rast se ka raste të reja të dyshuara.

“Është i gatshëm edhe objekti për izolim në Demir Kapi. Ai është objekt, si kapacitet plotësues i reparteve infektive në Veles, Shtip dhe Gostivar. Ai objekt është i ri i ndërtuar nga ministria për Punë Sociale dhe është veçmas i vendosur. Nëse do ketë nevojë për izolim shtesë të personave tjerë”, u shpreh Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë./Motilokal.com