Njihuni me parashikimin e motit për ditët e para të javës në Maqedoni

Njihuni me parashikimin e motit për ditët e para të javës në Maqedoni

Moti të hënën në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell e vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe me erë të dobët deri mesatare nga jugu. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm afatshkurtër në zonat malore.

Dita e martë do të mbajë me diell dhe ngrohtë e vranësira të ulëta deri mesatare dhe erë të dobët deri mesatare nga jugu. Pasdite do të ketë dukuri të izoluar të reshjeve të rrëmbyeshme afatshkurtër me bubullima.

E mërkura do të jetë me diell dhe ngrohtë e vranësira të ulëta deri në mesatare. Pasditeve do të jetë i paqëndrueshëm vende-vende me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

/Motilokal.com