Njihuni me parashikimin e motit për ditët e para të javës në Shqipëri

Njihuni me parashikimin e motit për ditët e para të javës në Shqipëri

Moti në Shqipëri pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme edhe pse nuk do të mungojnë ditët me diell dhe temperatura të larta.

Dita e parë e javës e hëna do të mbajë mot i ngrohtë, me diell dhe vranësira kalimtare.

Me diell e vranësira parashihet të mbajë dita e martë.

Nga e mërkura parashikohet depërtimi i masave ajrore të lagështa me origjinë jugore, ku pritet të kemi mot me vranësira dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu, vende-vende në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër.

/Motilokal.com