Ekuipazhi dhe pasagjerët nga më shumë se 50 vende janë bllokuar në anije të ankoruar në San Francisko.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence, i cili ka thënë se fati i më shumë se 3.500 pasagjerëve dhe ekuipazhit të anijes mbetet ende i paqartë.
Pence tha se ishin regjistruar 21 rezultate pozitive – 19 anëtarë të ekuipazhit dhe dy pasagjerë – dhe se “ato që do të duhet të karantinohen do të karantinohen. Ata që do të kërkojnë ndihmë mjekësore do ta marrin atë”.
Në anije ka 2.422 udhëtare dhe 1.111 persona që janë pjesë e ekuipazhit, me më shumë se 140 britanikë dhe katër australianë mes tyre.
Për rastin ka reaguar edhe Presidenti amerikan Donald Trump, i cili e ka pranuar qartësisht shqetësimin e tij për shpërthimin e koronavirusit në SHBA duke thënë për rastet e të prekurve brenda anijes: “Më mirë të rrinë aty ku janë”./Motilokal.com
