Parashikimi i motit për nesër dhe fundjavë në Maqedoni

Parashikimi i motit për nesër dhe fundjavë në Maqedoni

Moti të premten në Maqedoni do të mbajë pjesërisht vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe stuhi, sidomos në pjesët lindore. Proceset lokale do të jenë në formë stuhie afatshkurtër me erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar breshri.

Dita e shtunë do të jetë pjesërisht me vranësira e reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bubullima të rralla.

E diela pritet të mbajë me diell dhe ngrohtë e vranësira.

/Motilokal.com