Parashikimi i motit për nesër dhe fundjavë në Shqipëri

Parashikimi i motit për nesër dhe fundjavë në Shqipëri

Moti të premten në Shqipëri pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Gjatë ditës parashikohet mot me vranësira e kthjellime. Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të ditës, vende-vende në formën e shtrëngatave të shoqëruar me shkarkesa elektrike. Kjo situatë meteorologjike do të jetë prezente deri në orët e mëngjesit më pas gradualisht reshjet e shiut do të mbeten prezente por me intensitet të ulët. Në viset malore mundësi për reshje bore.

E shtuna nis me riga të dobëta shiu, ndërsa gjatë ditës me kthjellime e diell.

Dita e fundit e javës e diela do të jetë me mot të ngrohtë, kthjellime e diell.

/Motilokal.com