A e dini pse shiu ka erë kaq të mirë?

A e dini pse shiu ka erë kaq të mirë?

Aroma e freskët e tokës që ne e lidhim me shiun, e njohur si 'petrichor', vjen nga një sërë burimesh. Gjatë kushteve të thata, disa bimë lëshojnë vajra, të cilat më pas kalojnë në ajër nën ndikimin e shiut.

Pikat e shiut që bien gjithashtu trazojnë tokën, duke çuar në ajër një kimikat me erë myshku të sekretuar nga bakteret, të quajtur gjeosmina. Së fundi, rrufeja mund të ndajë molekulat në atmosferë për të formuar ozonin (O3), i cili ka një ngjyrë të ngjashme me klorin. Disa shkencëtarë spekulojnë se rëndësia e shiut për mbijetesën tonë na ka bërë që të evoluojmë për të shijuar erën e tij.

/Motilokal.com