Matjet e reja tregojnë se vrima e kaltër më e thellë në botë ndodhet në Meksikë

Matjet e reja tregojnë se vrima e kaltër më e thellë në botë ndodhet në Meksikë

Shkencëtarët njoftuan se "Taam Ja", e zbuluar në vitin 2021 në brigjet e gadishullit Yucatan të Meksikës, është vrima e kaltër më e thellë në botë, 420 metra nën nivelin e detit, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të "9Newscom", janë kryer sërish matje në "Taam Ja", të cilën vitin e kaluar e patën shpallur se ishte vrima e dytë e kaltër më e thellë në botë.

Si rezultat, një diferencë prej të paktën 146 metrash u konstatua midis matjes së parë dhe të dytë në "Taam Ja", thellësia e së cilës u konstatua se është të paktën 420 metra.

Kështu, "Taam Ja" u ngjit në vendin e parë, duke lënë pas vrimën e Dragoit në Detin e Kinës Jugore, e cila është 301 metra e thellë.

"Taam Ja" mendohet se lidhet me labirintin e tuneleve dhe shpellave nënujore.

Vrima e kaltër quhet "Taam Ja", që do të thotë "Ujë i thellë" në gjuhën Maja.

/AA/Motilokal.com