A keni migrenë? Ekspertët këshillojnë të shmangni këto ushqime dhe pije

A keni migrenë? Ekspertët këshillojnë të shmangni këto ushqime dhe pije

A e dini se dieta juaj, në varësi të shkaktarëve tuaj unikë, mund të kontribuojë në dhimbje koke.

Ushqime të ndryshme shoqërohen me dhimbje të shurdhër, të mprehtë, të përziera dhe probleme me shikimin nga migrena. Dëshironi të ndryshoni dietën tuaj për të parandaluar migrenën? Ja një pasqyrë e ushqimeve më të zakonshme që i shkaktojnë ato, shkruan Mind Body Green.

Kafeina

Për ata që vuajnë nga migrena, kafeina mund të jetë problematike.

“Kafeina zakonisht konsiderohet si një shkaktar i dhimbjeve të kokës nga migrena për shumë njerëz. Megjithatë, për të tjerët, një filxhan kafe është shpesh një shenjë e lehtësimit të shpejtë”, tha Amy Moyer, drejtore e mjekësisë së kuzhinës në Universitetin e Karolinës së Veriut-Greensboro dhe shtoi: “Përdorimi i tepërt i kafeinës, veçanërisht më shumë se 200 miligramë në ditë, ose anasjelltas, tërheqja e papritur, shpesh mund të jetë fillimi i një migrene”.

Alkooli

Shoqata e Çrregullimeve të Migrenës rendit alkoolin si një nga shkaktarët më të zakonshëm.

Arsyet pas kësaj nuk kuptohen mirë Alkooli është gjithashtu një diuretik, i cili mund të çojë në dehidrim, një tjetër shkaktar i zakonshëm i migrenës.

Ushqimet me tiraminë

Nuk është për t'u habitur nëse nuk keni dëgjuar kurrë për këtë përbërës në ushqimet bimore dhe shtazore. Tiraminë nuk do ta shihni në listën e përbërësve, sepse është një nënprodukt i zbërthimit të një aminoacidi të quajtur tirozinë.

“Disa njerëz kanë dhimbje koke nga ushqimet që përmbajnë tiraminë si djathërat e vjetër, peshku i tymosur, fiqtë dhe vera e kuqe por kjo mund të varet nga sa hani ose pini”, tha Umo Kalins.

Ushqimet me fenilalaninë

“Fenilalanina është një aminoacid thelbësor që gjendet në burimet e proteinave”, shpjegoi Mojer.

Këtu përfshihen mishi, peshku, vezët dhe produktet e qumështit, arrat, farat dhe bishtajore. Meqenëse fenilalanina gjendet në shumë ushqime me proteina të shëndetshme, heqja e saj plotësisht ndoshta nuk është një ide e mirë për shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Intoleranca ushqimore

“Hulumtimet sugjerojnë se migrena është shumë e zakonshme në mjedisin e intolerancës ushqimore, duke përfshirë sojen dhe glutenin”, tha Mojer.

“Nëse jeni intolerant ndaj ndonjë ushqimi qoftë kjo soje, gluten apo diçka tjetër zakonisht do të vini re simptoma brenda 12-24 orëve pas ngrënies”, thotë ajo.

/Motilokal.com