Përvoja me pesë yje: Një natë në këtë dhomë kushton kaq euro

Përvoja me pesë yje: Një natë në këtë dhomë kushton kaq euro

Dhoma më e shtrenjtë e hotelit nënujor në botë u ofron mysafirëve një pamje mahnitëse që nuk mund të shihet askund në planetin tonë.

Jashtëzakonisht komode, dhoma Muraka është një përvojë me pesë yje që zgjat gjithë jetën. Ndërsa peshqit rrethojnë dhomën tuaj, ju mund të shijoni një pushim krejtësisht origjinal, por me një çmim prej 19 mijë euro nata.

Pamja e pabesueshme e Oqeanit Indian mund të shihet nga kudo në dhomë, duke përfshirë edhe banjën.

E vendosur nën ishullin Rangali në Oqeanin Indian, dhoma e hotelit ofron një pamje të pabesueshme pesë metra nën sipërfaqen e Maldiveve, në një tokë ëndrrash për adhuruesit e oqeanit.

Për të arritur atë thellë nën ujë, duhet të hyni në një ashensor privat ose të zbrisni një shkallë prej druri, spirale.

Aty ju presin mijëra peshq që ju shikojnë përmes mureve krejtësisht transparente.

Kjo suitë nënujore është e ndërtuar direkt në shtratin e detit dhe është e mbushur me komoditetet e zakonshme luksoze, duke përfshirë mobiljet masive, një mini bar të shtrenjtë, një krevat dopio të rehatshëm dhe një divan.

Por detaji më i mrekullueshëm i dhomës qëndron brenda mureve. Të koordinuar me një tavan transparent dhe mure transparente, nga të gjitha anët, të ftuarit mund të kënaqen me një pamje të pabesueshme 180 gradë të rrethinës.

Disa e përshkruajnë këtë përvojë si "si të ngasësh një nëndetëse private".


/Motilokal.com