Moti i ligë/ Dallgët e forta dhe era pezullojnë lundrimin detar Vlorë-Brindisi

Moti i ligë/ Dallgët e forta dhe era pezullojnë lundrimin detar Vlorë-Brindisi

Moti i ligë dhe era e fortë ka bërë që të pezullohet lundrimi detar në Vlorë. Trageti i linjës me Brindisin nuk do të lundrojë drejt Italisë.

Sipas kapitanerisë se portit të Vlorës, drejtimi i erës Jug-Jugperëndim ka sjellë një forcë të dallgëve deri në 6-7 ballë, duke bërë të pamundur lundrimin e tragetit të linjës me Brindisin.

Trageti Galaxy ka mbërritur mëngjesin e kësaj të premte dhe sapo ka përfunduar procesin e zbarkimit të pasagjereve dhe mjeteve është ankoruar në Portin e Vlorës.

Sipas njoftimeve në det të hapur dallgët janë regjistruar 6 deri në 7 ballë brenda gjirit të Vlorës dhe  janë shënuar 4 deri në 5 ballë.

Po ashtu është pezulluar edhe lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit./Motilokal.com