Pranverë apo dimër? Parashikimi i motit të shtunën dhe dielën në Zvicër

Pranverë apo dimër? Parashikimi i motit të shtunën dhe dielën në Zvicër

Moti të shtunën në Bazel do të mbajë paradite me kthjellime, ndërsa pasdite me vranësira e reshje shiu. Temperaturat për ditën e shtunë do të luhatën nga 7 deri në 18 °C. E diela do të jetë kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu. Termometri pritet të shënon temperatura prej 10 deri në 12 °C.

Parashikimi i motit për ditën e shtunë në Cyrih do të jetë paradite pothuajse i kthjellët, ndërsa pasdite pjesërisht me vranësira. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 4 deri në 17 °C. Dita e diel parashihet të mbajë pjesërisht me vranësira e periudha me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në 15 °C.

Të shtunën në Gjenevë moti do të jetë mot pjesërisht me vranësira e diell, ndërsa në mbrëmje me reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 5 deri në 15 °C. Moti të dielën parashihet me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të sillen nga 9 deri në 10 °C.

Në Lozanë të shtunën do të mbajë mot pjesërisht me re dhe diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës do të luhatën nga 6 deri në 17 °C. Të dielën pritet mot me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të sillen nga 9 deri në 11 °C.

Ndërsa në Lugano të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje shiu. Termometri pritet të shënojë temperatura prej 8 deri në 12 °C. Parashikimi i motit për të dielën do të jetë me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të luhaten nga 11 deri në 13 °C.

/Motilokal.com