Irani akuzon SHBA-në për përhapjen e koronavirusit

Irani akuzon SHBA-në për përhapjen e koronavirusit

Shefi i Gardës Revolucionare të Iranit Hossein Salami akuzoi SHBA-në se ka krijuar koronavirusin dhe se përhapja e tij nuk është asgjë tjetër veçse një sulm biologjik për të dëmtuar vendin e tij dhe Kinën.

Ai tha se sëmundja ka sjellë vuajtje te shtetasit iranianë dhe se kjo është pjesë e një plani pushtimi i SHBA-së.

“Ne do të fitojmë në betejën ndaj koronavirusit, që mund të jetë rezultat i pushtimit biologjik amerikan, që në fillim u përhap në Kinë, pastaj Iran e pastaj në shtete e tjera”, tha Salami.

Më tej ai theksoi se vendi është i angazhuar në një betejë biologjike. Ne do të fitojmë”.

Numri i të vdekurve në Iran ka shkuar në 107 persona, ndërkohë ka sipas disa mediave numri i viktimave është ulur qëllimit nga qeveria e vendit dhe se mund të jetë më i madh./Motilokal.com