Qielli në Greqi shndërrohet në ngjyrë portokalli, kjo është arsyeja

Qielli në Greqi shndërrohet në ngjyrë portokalli, kjo është arsyeja

Qielli mbi Greqinë Jugore ishte portokalli për shkak të pluhurit që u përhap në Detin Mesdhe nga Afrika e Veriut, duke përfshirë Akropolin dhe monumentet e tjera të Athinës. Meteorologët bëjnë të ditur se qielli do të kthjellohet gjatë ditës.

Erërat e forta jugore sollën rërën e Saharasë, duke i dhënë atmosferës së kryeqytetit grek një pamje si Marsi në orët e fundit të ditës.

Qiejt parashikohet të kthjellohen gjatë ditës së sotme pasi erërat lëvizin më tej duke bartur pluhur, me ulje të temperaturave.

Të martën, temperatura maksimale ditore në pjesë të ishullit jugor të Kretës ishte mbi 30 gradë Celsius, 20 gradë Celsius më e lartë se pjesa më e madhe e Greqisë Veriore.

Erërat e forta jugore ditët e fundit kanë çuar gjithashtu në zjarre jashtëzakonisht të hershme në jug të vendit. Shërbimi zjarrfikës njoftoi mbrëmjen e së martës se në 24 orët e fundit kanë rënë gjithsej 25 zjarre në pyje në të gjithë vendin. Tre persona u arrestuan në ishullin Paros në detin Egje me dyshimin se ndezën një zjarr të hënën. Nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, ndërsa zjarri është lokalizuar me shpejtësi.

Gjithashtu, përqendrimi i lartë i grimcave të pluhurit preku shumicën e personave me probleme të frymëmarrjes “përmes degradimit të cilësisë së ajrit”, siç theksohet nga Shoqata Helenike për Sëmundjet e Mushkërive.

/Motilokal.com