Policia e Kosovës apelon shoferët: Kujdes gjatë ngasjes në mot me shi

Policia e Kosovës apelon shoferët: Kujdes gjatë ngasjes në mot me shi

Sot në Kosovë po mban mot me shi dhe Policia e Kosovës apelon shoferët që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes në rrugët me ujë.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë”, thuhet në njoftim.

/Motilokal.com