Borë në fshatrat e Korçës, ja si është gjendja e rrugëve

Borë në fshatrat e Korçës, ja si është gjendja e rrugëve

Në fundjavën që lëmë pas, Bashkia e Korçës u përball me reshje bore të papritura në zonat malore të territorit të saj.

Kryetari i Korçës Sotiraq Filo, ka njoftuar se që nga orët e para të mëngjesit ekipi i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike ka qenë në terren për pastrimin e borës në rrugën Shtyllë-Panarit dhe situata tashmë është e normalizuar.

Sipas tij ekipet e pastrimit kanë arritur të heqin borën dhe të rikthejnë qarkullimin normal në këtë zonë.

/Motilokal.com