Rikthen reshjet e shiut në Shqipëri, këto janë temperaturat për këtë fundjavë

Rikthen reshjet e shiut në Shqipëri, këto janë temperaturat për këtë fundjavë

Vendi ynë për këtë fundjavë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Në këtë mënyrë moti për nesër do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin, në orët e mesditës priten edhe reshje shiu.

Temperaturat do të luhatën nga 8 deri në 14 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të juglindjes.

E shtuna do të vijojë të mbajë mot të vranët dhe reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 10 deri në 12 °C.

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së diele. Temperaturat do të sillen prej 9 deri në 10 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të perëndim-jugperëndimit./Motilokal.com