Infektologu Pipero: Koronavirusi mund të ketë hyrë në Shqipëri!

Infektologu Pipero: Koronavirusi mund të ketë hyrë në Shqipëri!

Infektologu Pëllumb Pipero, ka deklaruar se deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar për pacient të prekur me koronavirus në Shqipëri.

Ai në emisionin “Opinion” mbrëmjen e sotme, tha se koronavirusi mund të kalojë nga një person i infektuar tek një njëri i shëndoshë dhe pa shfaqur simptoma.

Më tej Pipero theksoi se mendon se koronavirusi duhet të jetë futur në Shqipëri.

“Fakti që në Itali pacienti i parë u zbulua pas 7-8 ditësh pasi ishte shtruar në spital, do të thotë se koronavirusi ka qarkulluar 2 javë më parë në Itali. Ky është një virus që ka periudhe inkubacioni shumë të gjatë. Faktet dëshmojnë që virusi mund të transmetohen nga një njeri i prekur tek një njeri i shëndosh pa pasur simptoma. Unë mendoj personalisht që koronavirusi duhet të ketë hyrë në Shqipëri, ndoshta nuk jam i saktë, mund të kem gabuar. Aktualisht nuk ka asnjë të dhënë që të kemi qarkullim të shtuar në Shqipëri”, tha Pipero./Motilokal.com