Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka një njoftim të rëndësishëm

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka një njoftim të rëndësishëm

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se shtegu veror i qafës së Valbonës për momentin është i mbuluar me borë dhe për një kohë do të vazhdojë të mbetet i tillë.

Sipas tyre ky shteg llogaritet i mbyllur për shkaqe të rrezikshmërisë, ju rekomandohet kalimi me pajisje dhe me udhëheqës malorë të cilët e njohin shtegun e sigurt (dimëror).

Postimi i plotë:

Vëmendje!

Shteg i mbyllur!

Të nderuar dhe të dashur bjeshkatarë, ju njoftojmë se shtegu veror i qafës së Valbonës për momentin është i mbuluar me borë dhe për një kohë do të vazhdojë të mbetet i tillë.

Andaj ky shteg llogaritet i mbyllur për shkaqe të rrezikshmërisë, ju rekomandohet kalimi me pajisje dhe me udhëheqës malorë të cilët e njohin shtegun e sigurt (dimëror).

Analiza e gjendjes së shtegut dhe paralajmërimi për kujdes dhe rrezik është bërë në koordinim dhe bashkëpunim me anëtarët e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Shqipërisë dhe banorëve lokal të zonës.

Kjo situatë do të vazhdojë deri në lajmërimin e radhës!


/Motilokal.com